Lojtari i Besiktas, Fabrice Nsakala gjatë ndeshjes së mbrëmshme pësoi kolaps dhe u rrëzua pa ndjenja në fushë.
Stafet mjekësore hynë menjëherë në fushë dhe lojtari u dërgua me urgjencë në spitalin më të afërt dhe për fat të mirë gjendja e tij u përmirësua.
Konfirmimi erdhi edhe nga Besiktas, klub i cili përditësonte vazhdimisht kushtet shëndetësore të futbollistit të vet, shkruan Insporti.
Për fat të mirë, pas disa orësh frike, ishte vetë Fabrice Nsakala ai që “foli” për shëndetin e tij duke postuar një fotografi në Twitter, që e portretizonte duke buzëqeshur në shtratin e spitalit, ku po i kryhen të gjitha kontrollet e nevojshme mjekësore.