Sipas asaj që raportohet nga portali belg hln.be, ish-lojtari i Romës, Inter dhe Cagliarit u kap nga një patrullë e policisë lokale natën midis të shtunës dhe të dielës.
Një mbrëmje alkoli e së shtunës përfundoi në katër të mëngjesit me patentën e hequr për shkak se ishte në gjendje të dehur.
Një javë pas kthimit të tij në Belgjikë dhe pas humbjes ndeshjen e parë në kualifikueset e Europa League ndaj Omonia-s, Radja Nainggolan është përsëri në telashe.
Sipas asaj që raportohet nga portali belg hln.be, ish-lojtari i Romës, Inter dhe Cagliarit u kap nga një patrullë e policisë lokale natën midis të shtunës dhe të dielës ndërsa ai përshkoi zonën e Antwerp me makinën e tij me një shpejtësi përtej kufijve të lejuar: testi i alkoolit do të konfirmonte statusin e dehjes, me pasojë heqjen e patentës.Siç konfirmohet nga policia e Antwerp, Nainggolan tani do të jetë pa patentë për 15 ditë.