Një moment që na kujtoi frikën e shkaktuar nga Christian Eriksen në ndeshjen e Euro2020, i cili ra pa ndjenja në fushën e blertë.
Fabrice Nsakala është futbollisti i tretë i cili në pak kohë pëson kolaps duke humbur ndjenjat në fushë. Lojtari i Besiktas, gjatë ndeshjes së luajtur mbrëmë, pësoi një kolaps dhe u rrëzua pa ndjenja në fushë.
Me topin larg, në minutën e 71-të, mbrojtësi i klubit turk ra në tokë si pasojë e një problemi shëndetësor. Momente frike mes shokëve të skuadrës që ndërhynë për të shmangur mbytjen dhe nxjerrjen e gjuhës jashtë.
Stafet mjekësore hynë menjëherë në fushë, në mesin e shqetësimit të përgjithshëm të të gjithë të pranishmëve. Lojtari u dërgua me urgjencë në spitalin më të afërt dhe për fat të mirë gjendja e tij u përmirësua.