Edin Dzeko bëri debutimin e tij me gol në Serie A, kësaj here me fanellën e Interit.
Boshnjaku spikati jo vetëm për golin e bukur të shënuar, por edhe për lojën me përvojë dhe sakrificë. Zikaltrit mundën Genoa me 4 gola (dy gola të anuluar) dhe gëzimi i këtij fillimi të mbarë të kampionatit i përfshiu të gjithë. Lojtarët dhe partneret e tyre.
Gruaja e Edin Xhekos, Amra, nuk do ta kishte humbur lojën e burrit të saj me Interin për asgjë në botë. Kjo është demonstruar qartë, së pari për inkurajimin, pastaj për ngazëllim e publikuar dje në “story” e saj në Instagram. Zonja Dzeko aktualisht është në Los Angeles.
Dje e ndoqi ndeshjen përmes një celulari, ndërsa ishte duke ecur me fëmijët e saj. Pastaj, për të festuar debutimin dhe fitoren e Edin, ajo u ‘përjetësua’ me fanellën e Interit, duke pozuar.