Shqiptari nga Kosova, Elbasa Rashani, i mjaftuan 21 minutat e fundit për të tronditur Lyonin, në takimin e javës së tretë të Kampionatit të Francës në futboll.
Ballafaqimi mes Lyon dhe Clermont përfundon me rezultat 3:3.
Lyoni ishte në epërsi me 3:1 deri në minutën e 80-të por Rashani përmbysi fitoren e vendasve.
Reprezentuesi i Kosovës, Elbasan Rashani u aktivizua në minutën e 69-të për Clermont duke dhënë maksimumin dhe realizuar dy gola për të marrë një pikë të madhe.
Për Lyonin shënuan Dembele (5' e 21'), Paqueta (45+2') dhe për Clermont Diomande (12'), Rashani (80' e 90+1'). Rashani9 është trim i ndeshjes, shkëlqeu si ari!
Clermont vazhdon pa humbje nga tri ndeshje, 2 fitore e 1 barazim, renditet në vend të 3-të me 7 pikë, dy me pak se lideri PSG dhe Lyon është në vend të 13-të me 2 pikë.