Gazeta e njohur franceze “Le Figaro” me shkrim brilant për reprezentuesin e Kosovës, Elbasan Rashani.
“Me një dyshe (dy gola) pasi hyri në lojë, Elbasan Rashani bëri që Lyon të dridhej, e cila udhëheqi 3:1 10 minuta pa përfunduar takimi”, ka shkruar “Le Figaro”.
Futbollisti Rashani futet në lojë në minutën e 69-të, ndërsa realizoi dy gola për Clermont, në minutën e 80-të dhe 90+1, duke barazuar rezultatin 3:3.
Falë Rashanit, Clermont nxori pikën e madhe, duke e heshtur Lyonin.