Edhe pak ditë na ndajnë nga ndeshjet tjera të Kosovës në eliminatoret për Kampionatin Botëror që mbahet vitin tjetër në Katar.
Kosova në fillim të muajit shtator do t’i zhvillojë tri ndeshje të kualifikueseve, dy prej të cilave i luan në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Por, lista e lojtarëve dardanë të ftuar për këtë grumbullim ende nuk është publikuar. Lista pritet të shpallet në javën e ardhshme.
Më 5 shtator e presin Greqinë, kurse më 8 shtator e presin fuqinë botërore, Spanjën.