Një rast i paprecedentë ka ndodhur në Itali teksa ditën e sotme është shpallur zyrtarisht shkrirja e skuadrës së Kievos si ekip futbolli.
Klubi verdheblu kishte shumë probleme financiare dhe federata i kishte dhënë afat deri ditën e djeshme për të paraqitur dokumentit me borxhet e shlyera, por askush nuk është paraqitur duke shpallur zyrtarisht falimentin e skuadrës.
Një fatkeqësi kjo për një skuadër si Kievo që ka bërë histori në kategoritë e ulëta të Italisë dhe shumë herë pjesëmarrëse në Serinë A.
Një reagim për këtë rast bëri dhe ish-sulmuesi legjendar Serxhio Pelisie duke ndarë dhimbjen për klubin me fansat e tij në një postim në ‘’Instagram’’.