​Publikohen formacionet zyrtare të derbit Arsenal – Chelsea, debuton Romelu Lukaku

Futboll

​Publikohen formacionet zyrtare të derbit Arsenal – Chelsea, debuton Romelu Lukaku

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 16:45
​Publikohen formacionet zyrtare të derbit Arsenal – Chelsea, debuton Romelu Lukaku

Me shumë mungesa brenda skuadrës së tij, Mikel Arteta do të kërkojë tre pikët e para në Premier Ligë në derbin londinez kundër Chelseat.

Arsenali pësoi humbje ne ndeshjen e parë nga Brentfordi dhe një detyrë shumë të vështirë do ta ketë edhe sot ndah “Bluve” të Londrës sidomos me numrin e madh të mungesave.

Lojtarë si Gabriel, Aubameyang, Lacazette, Thomas e Odegaard nuk pritet të luajnë në këtë ndeshje për shkak të lëndimeve ose probleme të tjera, ndërsa në radhët e Chelseat do të mungojnë vetëm Loftus Cheek dhe Pulisic.

Për Cheksean nga minuta e parë do të debutojë sulmuesi belg Romelu Lukaku i cili u transferua nga Interi për 115 milionë euro.

Ndeshja fillon nga ora 17:30 dhe këto janë formacionet zyrtare:

Arsenal: Leno, Cedric, Holding, Mari, Tierney, Xhaka, Sambi, Rowe, Pepe, Saka, Martinelli

Chelsea: Mendy, Azpilicueta, Christensen, Rudiger, James, Jorginho, Kovacic, Alonso, Mount, Lukaku, Havertz

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat