James Rodriguez mund të shkojë në Newcastle

Futboll

James Rodriguez mund të shkojë në Newcastle

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 17:13
James Rodriguez mund të shkojë në Newcastle

Mesfushori James Rodriguez mund të shkojë në Newcastle United.

Rodriguez do të largohet nga skuadra e Evertonit, por do të mbetet ende në Premier League. Është bërë e ditur se kolumbiani pritet të transferohet te ekipi tjetër nga Anglia, Newcastle.

James nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Evertonit, Rafael Benitez që nuk e ka ftuar fare në ekip për dy ndeshjet e para të këtij edicioni dhe do të largohet para datës 31 gusht kur mbyllet afati kalimtar i verës, transmeton albeu.

Mësohet se Newcastle është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 20 milionë euro për Jamesin, i cili ka kontratë me Evertonin deri vitin e ardhshëm, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat