Feyenoordi triumfon ndaj Go Ahead Eagles

Futboll

Feyenoordi triumfon ndaj Go Ahead Eagles

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 17:56
Feyenoordi triumfon ndaj Go Ahead Eagles

Feyenoordi i Roterdamit siguroi fitoren e dytë në këtë fillim të Eredivisies, duke triumfuar 2-0 në shtëpi me Go Ahead Eagles.

Tri pikët e radhët e ngjisin ekipin e drejtuar nga Arne Slot në krye me gjashtë pikë, falë golaverazhit të pastër 6-0.

Në fakt, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, përtej faktit që vendësit dominuan në lojë, transmeton SS.

Gjithsesi takimi u zhbllokua në minutën e 59-të nga Linssen, i cili shënoi të dytin personal në minutën e 87-të, për t’i dhënë goditjen përfundimtare Go Ahead Eagles.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat