Skuadra shqiptare Struga Trim & Lum është lider i ri në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, por nuk duhet harruar faktin se e ka një takim më shumë se Akademia Pandev dhe Renova, që sonte takohen mes vete në orën 20.00.
Struganët si vendas e demoluan me rezultat 4:2 Shkupin.
Pak kush ka pritur se derbi shqiptar do të përfundoi me fitoren bindëse të vendasve.
Për struganët shënuan futbollistët Bosançiç (6′, 31, 45’+4 – nga penalltia), Bojku (55’-nga penalltia) dhe për Shkupin Ismajli (21′ - nga penalltia) e Trapanovski (64’-nga penalltia).
Nga minuta e 45+2, Shkupi mbetet me një lojtar me pak.
Kjo ndodhi për shkak të protestave kundër gjyqtarëve, kësisoj kapiteni Fati Ismajli u ndëshkua me karton të kuq.
Struga udhëheq renditjen me 8 pikë apo me dy fitore e dy barazime dhe Shkupi bie në pozitën e katërt me 7 pikë pas katër jave të luajtura.