Malisheva tregoi formë të madhe në përballje me kampionin e Kosovës, Prishtinën.
Malisheva debuton në mënyrën më të mirën në elitën e futbollit, duke barazuar me rezultat 1:1 me skuadrën me renome Prishtinën.
As laiku më i madh nuk e ka pritur se debutuesit do të dridh Prishtinën në një farë mënyre në hapje të edicionit të ri.
Kryetrajneri i Malishevës, Arsim Thaçi, ka startuar mjaft mirë në elitë, por fati sportiv ia ktheu shpinën në çastet e fundit.
Prishtina luajti dobët dhe është me fat që nuk pësoi edhe ndonjë gol tjetër.
Në minutën e 13-të, Hasan Hyseni dinak realizoi për 1:0.
Në fund të sfidës Prishtina barazon rezultatin me golin e Leotrim Bekteshit dhe shmang humbjen në Malishevë.
Pas përfundimit të takimit, tifozët hodhën gjësende në fushë, një gjest i pahijshëm.