Sulmuesi i Dortmundit, Erling Haaland, është një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim dhe qëndrimi i tij te Borussia Dortmund s;do zgjasë shumë. Shumë klube janë gati të derdhin miliona për të për shkak të moshës së tij.
Jurgen Klopp, trajneri i të kuqve, i pyetur në lidhje me një lëvizje të Haaland, u mundua të shuajë zërat kur u shpreh se nuk ia ka numrin e celularit sulmuesit.
“Interes për Haaland? Nuk e kam të regjistruar numrin e tij. Ai është lojtar shumë interesant, më pëlqen energjia që ai tregon në fushë. Shumica e klubeve po e ndjekin situatën e tij”, u shpreh Klopp.
Megjithatë, Liverpool nuk e ka një qendërsulmues të nivelit të tillë dhe nuk mund të mos mendojë transferimin e norvegjezit.