U mbyll në barazim 2-2 sfida mes Hoffenheimit dhe Union Berlinit, e vlefshme për javën e dytë të kampionatit gjerman. Dueli i zhvilluar në “Pre Zero Arena” ishte mjaft emocionues dhe i pasur me gola. Berlinezët gjetën shpejt golin me Giesselmann, që tentoi me kokë, u ndal nga Baumann, por numri 23 reagoi duke e dërguar në rrjetë topin e kthyer. 4 minuta zgjati avantazhi për miqtë, sepse Hoffenheimi rivendosi ekuilibrat me anë të mbrojtësit Akpoguma.
Sfida ishte e luftuar dhe me shanse nga të dy krahët, megjithatë ekipi që gjeti sërish rrjetën ishte Hoffenheimi. Pasimi filtrures i Kramaric u shfrytëzua maksimalisht nga Bruun Larssen, që e dërgoi në rrjetë. Goli i dytë i dytë i ndeshjes për danezin, asisti i 4-t në dy ndeshje për kroatin.
Me këto shifra u mbyll pjesa e parë, teksa rezultati ndryshoi në startin e segmentit të dytë. Awoniyi u shfaq i vetëm me Baumann, goditi, por ky i fundit e ndali, topin e kthyer nuk e largoi dot Agpoguma dhe Avoniyi përfitoi duke rikthyer balancat. 2 gola në dy ndeshje për sulmuesin nigerian. Unioni u shfaq më këmbëngulës në kërkim të fitores, por nuk ia doli vetëm për meritë të Baumann, teksa kjo përballje u mbyll në barazim 2-2.
Ndërkohë barazim 2-2 edhe në takimin kryesor të Bundesligës së Dytë mes Hamburgut dhe e Darmstadt. Gjasula në përballjen me të shkuarën e afërt ia doli të zhvillonte një paraqitje të mirë. Darmstadt kaloi përpara me një penallti të Tietz. Hamburgu riktheu baraspeshën me Schenlau.
Fundi i pjesës së parë ishte entuziazmues. Hamburgu në minutën e parë shtesë shënoi me Heymer, pa përfunduar segmenti i parë Darmstadti barazoi me Philip Tietz, që konkretizoi “dygolëshin” personal. Në pjesnë e dytë nuk pati më ndryshim rezultati me takimin që u mbyll 2-2.