Futbollisti Granit Xhaka me Arsenalin sot nuk e patën ditën e tyre, duke pësuar humbje në ‘Emirates’ të Londrës, me rezultat 2:0 nga Chelsea.
Romelu Lukaku debuton me gol në fanellën e Chelseas, duke shënuar në minutën e 15-të.
Në minutln e 35-të, James thellon fitoren e të kaltërve.
Kampioni i Evropës tregoi forcën në konak të Arsenalit duke importuar pikë të plota në kuadër të javës së dytë të Premier League.
Kapiteni Xhaka u angazhua me shokë por assesi të shpërthejnë mbrojtjen e fortë të rivalit.
Chelsea ka rezultate fantastike në dy javët e para, dy fitore, goldallimin 5:0 dhe kryeson renditjen me 6 pikë, duke lënë pas Liverpoolin me 6, Brighton 6, Tottenham 6 dhe Arsenalin në vend të parafundit (i 19-ti) me 0 pikë.
Çudia e Arsenalit është se në dy takime nuk ka shënuar gol dhe ka goldallimin negativ, 0:4.