​Derbi londinez i takon Chelseat, debutim ëndrrash për Lukakun

Futboll

​Derbi londinez i takon Chelseat, debutim ëndrrash për Lukakun

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 19:25
Ilustrim

Ka përfunduar me fitoren e Chelseat derbi londienz ndaj Arsenalit me rezultat 0=2.

“Blutë” e Londrës treguan se kishin ardhur vetëm për tri pikë në stadiumin “Emirates” pasi kaluan shumë shpejtë në epërsi kur blerja më e re e tyre Romelu Lukaku gjeti rrjetën e kundërshtarit në minutën e 15 të ndeshjes pas asistimit nga Reece James, percjellë KosovaPress.

20 minuta më vonë epërsia e Chelseat shkoi në 2-0 kur asistuesi i golit të parë, James gjeti rrjetën pas një goditje të fuqishme nga afërsia ndërsa asistues ish Mason Mount.

Në pjesën e dytë trajneri i Arsenalit Mikel Arteta provoi ta rikthente ndeshjen duke e freskuar skuadrën me emra si Aubameyang, Tavares dhe Balogun, por as kjo strategji nuk funksionoi.

Chelsea ka dy fitore nga dy ndeshje e para dhe e kryeson tabelën me gjashtë pikë, kurse Arsenali pëson edhe humbjen e dytë dhe e mbyll renditjen tabelare me zero pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat