Skuadra e Dukagjinit e filloi këtë edicionin 2021/22 në takimin përballë FC Ballkanit, me të cilën barazoi me rezultat 2-2, shkruan Insporti.
Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku është ndarë i kënaqur me pikën që e fitoi ekipi i tij në ndeshjen e parë të sezonit.
“Nuk ishte ky maksimumi ynë, pasi po ashtu mbetëm edhe me një lojtar më pak në fushë. Jam shumë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve që nuk u dorëzuan deri në fund”, ka thënë Dallku. “Është një pikë e rëndësishme pasi ishte ndeshja e parë në Superligë këtë edicion.
Po shpresoj që pas këtij barazimi të vazhdojmë me këtë mënyrë dhe intensitet edhe në ndeshjet tjera.
Në çdo ndeshje do të luajmë për fitore sepse nuk jemi turistë në Superligë. Jemi të motivuar dhe kemi ekip solid” – tha Dallku pas ndeshjes.