Trajneri i Juventusit Maximiliano Allegri e ka nisur ndeshjen e parë të Serie-A pa Cristiano Ronaldon në formacionin startues dhe kjo ndezi alarmin mbi të ardhmen e sulmuesit portugez.
Menjëherë pas kësaj ishte gazetari Fabrizio Romano ai i cili raportoi se Ronaldo kërkoi që të mos aktivizohej në këtë ndeshje për shkak se po e vendosë të ardhmen e tij e cila mund të jetë larg bardhezinjëve, përcjellë KosovaPress.
Për ta sqaruar atë që po ndodh ndërmjet Juventusit dhe Ronaldos, para mediave ka folur Pavel Nedved i cili ka thënë:
"A do të qëndrojë Ronaldo? Patjetër që po. Ishte një zgjedhje e harmonizuar me lojtarin. Ne jemi në fillim të sezonit, gjendja nuk është ende nuk është shumë e qartë, por jo vetëm për Cristianon, por për të gjithë skuadrën. trajneri po përpiqet të fusë formacionin më të mirë”, tha Nedved.
A e konfirmoni që Ronaldo do të jetë përsëri lojtar i Juventusit këtë vit?
"Me siguri", tha në fund ai.