Baseli nuk arriti fitore që të kthehet në pozitën e liderit, duke barazuar në udhëtim me rezultat 2:2 me Lausanen.
Futbollisti Pajtim Kasami u paraqit standard, ndërsa Taulant Xhaka nga minuta e 78-të apo në 12 minutat e fundit, duke e ndihmuar Baselin në rezultat të favorshëm.
Për Lausannen shënuan Mahou (9') e Amdouni (69') dhe për Baselin realizoi Arthur (45+3'-nga penalltia e 59').
Pas javës së 4-të në elitën e futbollit të Zvicrës, Zurich kryeson me 12 pikë, pasojnë Basel 10, Lugano 6, ndërsa Lausanne është në vend të nëntë me 1 pikë.