Seria A pritet të jetë mjaft e luftuar këtë sezon duke pasur parasysh dhe lëvizje në merkato që janë bërë në radhët e trajner si rikthimi i Murinjos në Itali, Inzagi te Interi, Sarri tek Lacio apo Spaleti tek Napolit.
Mbrëmja e sotme do të rezervojë një sfidë mjaft interesante si ajo midis Romës dhe Fiorentinës. Z
Jose Mourinho do të debutojë në Serinë A që kur u largua para 11 vitesh nga drejtimi i Interit dhe do ta bëjë këtë gjë para tifozëve verdhekuq në stadiumin ‘’Olimpiko’’.
Trajneri portugez do të hedhë nga minuta e parë blerjen më të re Tami Abraham nga skuadra e Çelsit për shumën e 40 milionë eurove.
Marash Kumbulla do ta nisë nga stoli sfidën edhe pas dëmtimit të qendërmbrojtësit Kris Smolling. Nga ana tjetër Fiorentina do të hedhë nga minuta e parë futbollistin më të përfolur në merkato Dushan Vlahoviç.