Sokol Cikalleshi i ka dhënë sërish tre pikët Konyasporit. Këtë herë në fitoren e marrë me përmbysje ndaj Bashakshehirit në shifrat 2-1.
Çekiçi ishte i pari që ngushtoi shifrat, ndërsa Çikalleshi dërgoi topin me kokë në cepin e rrjetës në minutat e fundit.
E njëjta situatë si në takimin e fundit, ku Sokoli ishte lajmi i parë edhe për faktin se nuk la përkëthyesin të bënte detyrën në gjuhën angleze, duke folur turqisht.
Këtë herë Cikalleshi kishte edhe një dedikim për gruan e tij duke i kushtuar golin për datëlindje.