Humbja e dytë radhazi në Premier League e ka çuar Arsenalin në fillimin e tyre më të keq në 118 sezonet e tyre.
Pas humbjes 2-0 ndaj Brentfordit në ndeshjen e parë të Premier Ligës, “Gunners” pësuar me po të njëjtin rezultat edhe në derbin e Londrës kundër Chelseat.
Romelu Lukaku shënoi në lojën e tij të parë pas rikthimit te Chelsea pas vetëm 15 minutash, ndërsa Reece James dyfishoi rezultatin më vonë në pjesën e dytë për t'i dhënë mysafirëve një fitore kaq të rëndësishme.
Rezultati e lë Arsenalin si një nga pesë skuadrat që ende nuk kanë regjistruar asnjë pikë në Premier League, me vetëm Norwich Cityn prapa tyre për shkak të diferencës së golave.
Që nga viti 1992, “Topçinjtë” nuk kanë përfunduar brenda zonës së rënies me më shumë se një ndeshje të luajtur në një sezon. Për më tepër, me dy humbje, pa gola të shënuar dhe katër të pësuar, ky është zyrtarisht fillimi më i keq i ligës në historinë e klubit.
Asnjëherë që kur ata hynë për herë të parë në Ligën e Futbollit të Anglisë më 1893, Arsenali nuk ka filluar një sezon në një mënyrë të tillë, dhe tani presioni do të jetë mbi trajnerin Mikel Arteta për të kthyer skuadrën në binarët e duhur.