Roma fiton ndaj Fiorentinës, ndeshje me dy skuqur

Futboll

Roma fiton ndaj Fiorentinës, ndeshje me dy skuqur

Nga: K.G. Më: 22 gusht 2021 Në ora: 22:39
Roma fiton ndaj Fiorentinës, ndeshje me dy skuqur

Roma ka shënuar fitore të madhe në hapje të edicionit të ri në Serie A. 

Roma triumfon me rezultat 3:1 ndaj Fiorentinës.

Trajneri Jose Mourinho e nisi me këmbë të mbarë, duke fituar tre pikë të mëdha në hapje. 

Një ndeshje me dy futbollistë të ndëshkuar me karton të kuq, Dragowski i Fiorentinës direkt me të kuq në minutën e 17-të dhe Zaniolo i Rimës pas  dy të verdhëve në minutën e 52-të. 

Tre gola bie në pjesën e dytë dhe vetëm një në periudhën e parë.

Për Romën shënuan Mkhitaryan (26'), Veretout (64' e 80') dhe për Fiorentinën Milenkoviq (60').

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat