Chelsea deri tani ka larguar një numër të madh të futbollistëve këtë merkato verore, disa në formë huazimi e disa në formë të përhershme.
Pas disa largimeve të lojtarëve si Giroud, Tomori, Abraham e disa huazimeve të tjera si ai i Emerson dhe Armando Brojës, klubi londinez po vazhdon këtë të përcjell këtë valë të largimeve.
Dy lojtarët e radhës që do të largohet nga klubi londinez janë mbrojtësi i krahut 29-vjeçari Davide Zappacosta dhe sulmuesi i talentuar 22-vjeçar, Ike Ugbo.
Atalanta ka arritur marrëveshje me Chelsean që të transferojë mbrojtësin italian, Zappacosta, në mënyrë permanente, duke nënshkruar kontratë tre-vjeçare me klubin nga Bergamo.
Ndërkohë Chelsea dhe Genk gjithashtu janë dakorduar për shitjen e Ugbos në mënyrë të përhershme tek klubi belg, për shumën e rreth 5 milion funteve.
I radhës mund të jetë Tiemoue Bakayoko, i cili është rrugës për në Milano, në një tjetër huazim të francezit.