​Interi vendos afat kohor për transferimin e Correas

Futboll

​Interi vendos afat kohor për transferimin e Correas

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 15:13
​Interi vendos afat kohor për transferimin e Correas

Ardhja e Edin Dzekos duket se nuk e plotëson hapësirën e lënë bosh nga largimi i Romelu Lukakut nga Interi.

“Neroazzurrët” janë duke kërkuar edhe një tjetër sulmues dhe vëmendja e tyre është përqendruar te sulmuesi i Lazios Joaquim Correa.

Negociata ndërmjet dy klubeve u konfirmuan të dielën kur drejtori sportiv i Lazios Igli Tare pranoi se janë në bisedime me Interin dhe se dëshira e lojtari është që të transferohet në “Giuseppe Meazza.”.

Për më tepër, rreth këtij operacioni ka folur edhe presidenti i Lazio Claudio Lotitto i cili ka deklaruar se Interi duhet të ofrojë paratë e nevojshme për kartonin e sulmuesit argjentinas.

Lazio e vlerëson Correan me 35 milionë euro, ndërsa Interi, siç raportohet nga mediat italiane i ka ofruar 25 milionë euro deri më tani.

Sipas “Sky Sport”, kampioni aktual i Serie-A i ka bërë të ditur klubit romak se pret që marrëveshja të mbyllet brenda 48 orëve të ardhshme ose në të kundërtën do të tërhiqen nga kjo tentativë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat