Me fillim nga ora 20:45, gjiganti i Serie A AC Milan do ta fillojë sezonin e ri 2021/22 si mysafir kundër skuadrës së Sampdorias.
Në këtë takim “rossonerët” do të kërkojnë me çdo kusht tre pikët e para.
Të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Sampdorian nuk do të paraqitet mesfushori Fabio Depaoli, ndërsa te Milani do të mungojnë sulmuesi Zlatan Ibrahimovic dhe mesfushori Franck Kessie.
Tanimë të dy trajnerët kanë bërë publike formacionet me të cilat do ta fillojnë ndeshjen nga minuta e parë.
Sampdoria (4-2-3-1): Audero; Bereszynski, Yoshida, Colley, Augello; Thorsby, Silva; Candreva, Gabbiadini, Damsgaard; Quagliarella
AC Milan (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kjaer, Tomori, Hernandez; Tonali, Krunic; Saelemaekers, Diaz, Leao; Giroud