Kanë mbetur edhe 10 ditë deri në rikthimin në aksion të Kombëtares së Kosovës, ku më 2 shtator do të zhvillojë ndeshjen e parë për kualifikime në Kupën e Botës “Katar 2022” kundër Gjeorgjisë.
“Dardanët” ndeshjen kundër Gjeorgjisë do ta zhvillojnë si mysafirë në stadiumin “Adiarabet Arena” me fillim nga ora 18:00.
Në kuadër të kualifikimeve “Katari 2022”, Kosova gjendet në Grupin B së bashku me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.
Pas Gjeorgjisë, Kosova më 5 shtator pret Greqinë si vendës dhe tri ditë më vonë po ashtu pret Spanjën në “Fadil Vokrri”.
Grupin B e kryeson Spanja me shtatë pikë, ndjekur nga Suedia në vend të dytë me gjashtë pikë, Greqia e treta me dy, Gjeorgjia një pikë dhe Kosova pa pikë.
2 shtator, 18:00 Gjeorgjia – Kosova (Stadiumi Adiarabet Arena)
5 shtator, 20:45 Kosova – Greqia (Stadiumi Fadil Vokrri)
8 shtator, 20:45 Kosova – Spanja (Stadiumi Fadil Vokrri)