Ka përfunduar ndeshja mes Sampdorias dhe Milanit, ku brenda 90 minutave lojë, protagonist në listën e golashënuesve ishte mesfushori Brahim Diaz.
Diaz ia siguroi Milanit tri pikët e para dhe fitoren e parë të sezonit të ri 2021/22 të Serie A, përmes golit të tij në minutën 9.
Në fitoren minimale prej 1:0, sulmuesi Olivier Giroud bëri debutimin e tij me Milanin në Serie A.
Me pikët e reja, “Rossonerët” e mbyllin xhiron e parë të këtij sezoni në pozitën e tetë në tabelë, por me pikë të njëjta si Inter, Roma, Lazio, Napoli, Bologna, Sassuolo dhe Atalanta.