Kylian Mbappe vazhdon të lidhet me një transferim në Spanjë.
Mbappe ka kontratë me PSG-në deri në qershor të vitit 2022 dhe po refuzon që ta rinovojë atë.
Sipas mediave spanjolle, thuhet se futbollisti është duke refuzuar çdo ofertë të gjigantit francez për të rinovuar, përkundër faktit që paga e tij është shumë e lartë.
Në anën tjetër raportohet se Real Madridi është duke përgatitur një ofertë përfundimtare për blerjen e sulmuesit në ditët e fundit të afatit kalimtar.
“Los Blancos” janë të gatshëm të ofrojnë mbi 150 milionë euro, që do ta bënte francezin si transferimi i dytë më i shtrenjtë në botë pas Neymarit.
‘Parisienët’ nuk dëshirojnë ta shesin yllin e tyre, por dëshira e tij është të largohet dhe të kalojë te ‘Mbretërit’.