Në ditët më vendimtare për të ardhmen e tij, atëherë kur i është dashur të hedhë poshtë ofertën e PSG-së për rinovimin e kontratës, Kylian Mbappe është shfaqur në kopertinën e revistës “Esquire”, ku nëpërmjet një interviste të gjatë analizon karrierën e tij, flet për marrëdhënien me Neymarin apo për krahasimin mes Messit dhe Ronaldos.
Mbappé, me shpirt trajneri: “Që në moshë shumë të re isha gjithmonë në dhomat e zhveshjes, duke dëgjuar biseda taktike dhe këndvështrime të ndryshme, sepse futbolli përbëhet nga këndvështrime të ndryshme.
Kam mësuar të jem tolerant dhe mendoj se më ndihmoi. Mendoj se kam dhunti për ta bërë këtë rol. Në futboll kjo ndihmon, sepse kur je lojtar, në përgjithësi mendon vetëm për veten, karrierën tënde, por unë mund ta kuptoj, për shembull, kur diçka por shqetëson një shok skuadre dhe unë mund ta qetësoj atë.
Vizioni për futbollin: “Një ekip futbolli nuk është një grup shokësh. Ashtu si një bukëpjekës që nuk shkon mirë me të gjithë furrtarët. Nuk është e thënë se duhet të darkosh me shokët e skuadrës çdo natë për të fituar".