Mbappe ka kontratë aktuale me PSG-në deri në qershor të vitit 2022.
Sipas ‘RMC Sport’, futbollisti është duke refuzuar të rinovojë kontratën e re të ofruar nga gjiganti francez me rritje page, kohëzgjatje pesë-vjeçare me opsion edhe për një vit tjetër.
Raportohet se sulmuesi po dëshiron kalimin te Real Madridi që është dëshira e tij prej kohësh.
Në anën tjetër thuhet se ‘Parisienët’ kanë një opsion për ta zëvendësuar francezin.
Neymar JR i ka propozuar drejtuesve të klubit që të hidhen në sulm për transferimin e Richarlison në rast se Mbappe largohet.
Richarlison është bashkëlojtar i Neymarit te Kombëtarja e Brazilit, dhe ai beson se do të ishte zëvendësuesi ideal i francezit.