Mike Maignan ishte një nga lojtarët më të mirë të Milanit në fitoren që kuqezinjtë arritën 0-1 në transfertë ndaj Sampdorias dhe ‘’Tuttosport’’ shkruan se Donnarumma tani është harruar. 26 vjecari I’u bashkua Milanit nga Lille për 15 milionë euro për të zëvendësuar Donarumman me këtë të fundit që u transferua me parametra zero tek PSG.
Mesa duket Maignan nuk e ndjeu fare presionin në debutimin me Milanin duke mbajtur të paprekur portën në ndeshjen e parë si dhe tërhoqi vëmendjen e tifozëve me disa pasime të gjata të bukura.
Pikërisht nga një prej pasimeve të portierit erdhi edhe goli që i dha tre pikët Milanit. ‘’Tuttosport’’ pas ndeshjes e vlerësoi Maignan me notën 7 dhe shkruajti se Donnarumma tani është harruar.
Edhe trajneri i Milanit, Pioli e vlerësoi portierin: Pasimet e gjata të Maignan janë të sakta dhe të forta. Nëse kundërshtari na bën presion, në tani e kemi zgjidhjen. Ai është fantastik dhe jam i lumtur të punoj me të”, tha Pioli pas ndeshjes.