Skuadra e Renovës ka shprehur pakënaqësi të madhe ndaj vendimeve të arbitrave në humbjen e mbrëmshme nga Akademija Pandev (2-1), në Strumicë, në kuadrin e javës së 4-të të kampionatit.
Tetovarët konsiderojnë se ekipi i tyre është dëmtuar në mënyrë drastike.
Ja reagimi i plotë:
Një pyetje për Organizatën e referëve: A duhet të tërhiqemi NE klubet tjera kur luajm kundër Akademia Pandev?!!! Sepse kjo që po ndodhë në katër ndeshjet e para të kampionat është një krim i organizuar në favor të tyre dhe në dëm te klubeve tjera.
Në fillim të pjesës së dytë kur rezultati ishte 0:1 në favor të klubit tonë filloi referi me metodat e tij,tju referon goditje dënimi që nuk egzistonin,goditje nga këndi që nuk egzistonin….derisa e përmbysên rezultatin.
Me të drejtë ishin edhe të gjitha reagimet e klubeve tjera në ndeshjet kundër klubit të lartëpërmendur.
Nuk duam të kemi kështu reagime por nuk mund as t’i mbyllim sytë.