Mesfushori i Kombëtares, Endri Çekiçi, u bë protagonist absolut me golin e realizuar në fitoren 2-1 të Koniasporit ndaj rivalëve të Bashakshehirit. Pogradecari realizoi një supergol në pjesën e dytë të takimit duke barazuar shifrat në 1-1 pas golit të pësuar në fundin e pjesës së parë. Pas ndeshjes, Çekiçi foli për kanalin e klubit.
Mesfushori pogradecar ka treguar mënyrën si ishte ky takim dhe episodin që ndëshkoi Koniasporin.
“Ne e përgatitëm ndeshjen gjatë gjithë javës dhe e pamë që nga minuta e parë se do të luftonim. Kishim kontrollin e lojës, ata nuk kishin asnjë shans.
Humbëm përqendrimin për 1 minutë dhe pësuam golin në fund të pjesës së parë, por kur shkuam në dhomat e zhveshjes ne biseduam me njëri-tjetrin, u shprehëm se do ta përmbysnim rezultatin”, tha fillimisht mesfushori me tipare të avancuara", tha Çekiçi.