Reagime të përziera

Futboll

Reagime të përziera

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 13:17
Reagime të përziera

Nils Heer i cili drejtonte një ndeshje të ligës së nivelit të dytë në Danimarkë, mes FC Fredericia dhe Vendsyssel FF, u përfshi në incidentin arbitral që u bë “viral” në rrjetet sociale.

 

Gjatë pjesës së parë, FC Fredericia ndërmori një kundërsulm të shpejtë, teksa ishte në disavantazhin 1-0 dhe mund të barazonte. Megjithatë, mesfushori-sulmues i saj, Kristian Kirkegaard, u frenua në skaj të zonës së kundërshtarit.

Ndërsa gjyqtari i ra bilbilit, ai nuk e vuri re se Kirkegaard tashmë ia kishte dhënë topin një shoku të skuadrës, i cili ishte vendosur thuajse përballë portierit kundërshtar.

Pasi bëri këtë gabim, Heer reagoi me shumë sinqertet, duke u ulur në gjunjë e zënë kokën me duar. Ai e kuptoi se potencialisht i kishte mohuar njërit ekip një gol vendimtar.

Momenti i tij qesharak është pritur kryesisht mirë nga fansat në rrjetet sociale, pasi shumë e kanë vlerësuar ndershmërinë e Heer.

Një tifoz tha: “Mirë për të. Ai është njeri, bëri një gabim. Ai e pranoi gabimin menjëherë dhe, nga reagimet e lojtarëve, ata e mirëkuptuan”.

Një person tjetër shtoi: “Shikoni se si reaguan lojtarët, gjyqtari tha se bëra një gabim dhe të gjithë e kuptuan. Unë do të doja që vetëm një nga gjaknxehtët e Premier League ta bënte këtë”.

Megjithatë, ndërsa një tifoz pranoi ndershmërinë e veprimeve të gjyqtarit, shtoi: “Uau!! Reagime të përziera. Jam i kënaqur që gjyqtari pranoi se bëri gabim për të mos lejuar avantazhin, por unë nuk do të bija kurrë në gjunjë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat