Përfaqësuesja e Maqedonisë U-21 do të përgatitet për sfidat kualifikuese për Kampionatin Evropian 2023 në futboll.
Ndeshjet kualifikuese zhvillohen në fillim të muajit shtator.
Kundërshtarët e parë për selektorin e ri Dragan Kanatllarovski do të jenë Franca dhe Serbia dhe këto ndeshje do të luhen me 2 shtator dhe 7 shtator.
Në përfaqësuese janë ftuar edhe 6 shqiptarë Blerton Sheji (Shkupi), Besnik Ferati (Akademia Pandev), Adrian Hajdari (Rapdi Vjena), në mesfushë Agon Elezi (Varazhdin, Kroaci), Ali Adem (Shkupi), Emir Skënderi (Struga Trim & Lum).