Klubet e Premier Ligës kanë kërkuar që lojtarët të mos udhëtojnë në kombëtaret e tyre në ndeshjet e muajit shtator, sepse lojtarët e tyre që pritet të udhëtojnë në “listën e kuqe” do të duhet të bëjnë karantinë 10-ditore kur të kthehen në Angli.
Duket se rasti “Salah” po përsëritet me klubet e Premier Ligës, ku edhe vetë Liverpuli nuk e lejon sulmuesin të udhëtojë në drejtim të Egjiptit në ndeshjet e shtatorit.
Shoqata e Futbollit në Britani dhe Premier Ligë janë në bisedime me Departamentin e Kulturës, Medias dhe Sport rreth lehtësimit të rregullave për këtë rast.
Këtu e pëson dhe Kombëtarja shqiptare, me sulmuesin Armando Broja ku aktualisht është në huazim nga Çelsi tek Sauthempton dhe që ende nuk ka debutuar me ekipin e parë, por është në formë duke u stërvitur.