Përzgjedhësi Nees publikon listën e Dardanëve U21 për ndeshjen kundër Anglisë
Përzgjedhësi i Kombëtares U21, Michael Nees e ka bërë publike listën e futbollistëve për ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropianin 2023 kundër Anglisë, e cila zhvillohet më 7 shtator në orën 19:00 në Milton Keynes.
Grumbullimi i Dardanëve të rinj fillon më 30 gusht në Prishtinë, derisa nisja për Angli bëhet më 6 shtator.

Kosova synon të përgatitet sa më mirë për këtë sfidë të vështirë.