Dy humbje në dy ndeshjet e para të Premier Ligës në Angli e bëjnë Mikel Artetën në rrezik shkarkimi nga pankina e Arsenalit.
Sipas asaj që raporton “Mirror”, në rast shkarkimi të Artetës “topçinjtë” e Londrës ëndërrojnë Antonio Konten në pankinë, i cili u largua nga Interi edhe pse e shpalli kampion pas 11 vitesh mungesë.
Vështirë se ish-trajneri i Interit, Juventusit, Çelsit dhe i Italisë të pranojë Arsenalin pas refuzimit të milionave të Totenhemit.
Mikel Arteta ka hyrë në sezonin e tij të tretë nën drejtimin e Arsenalit dhe se e ardhmja e tij sipas mediave britanike është fort në dyshim.