Robertson mbetet te Liverpooli

Futboll

Robertson mbetet te Liverpooli

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 15:33
Andy Robertson

Andy Robertson ka nënshkruar kontratën e re me Liverpoolin.

Liverpooli ka arritur marrëveshje me Robertsonin për rinovimin e kontratës.

Futbollisti kishte kontratë deri në vitin 2024, ndërsa tani ka vazhduar atë edhe për dy vitet të tjera, që do ta mbajë atë në “Anfield” deri në vitin 2026.

Mbrojtësi ka zhvilluar 177 paraqitje me “The Reds’ që nga transferimin i tij.

27-vjeçari, bëhet futbollisti i pestë që nënshkruan kontratën e re me Liverpoolin këtë verë pas, Alexander-Arnold, Fabinhos, Alisson Becker dhe Virgil van Dijk.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat