Të premten, saktësisht në mesditë, në zyrën e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, do të hidhet shorti për raundin e parë të Kupës së Maqedonisë.
Skuadra shqiptare, si Shkëndija, Renova, Shkupi e Struga Trim & Lum etj. do t’i mësojnë rivalët e rrethit të parë.
Raportohet se nuk do të ketë ndeshje të kthimit, skuadra që fiton kualifikohet më tej.
Sileksi është fituesi i Kupës për edicionin e kaluar dhe do të futet në misionin që të mbrojë trofeun.
Ndeshjet e rrethit të parë të Kupës janë caktuar për mesin e muajit të ardhshëm.