Christian Eriksen ka shkruar një mesazh publik lidhur me ngjarjen e 12 qershorit, kur ai pësoi arrest kardiak në ndeshjen ndaj Finlandës, shkruan Insporti. Për pak minuta danezi ishte pa shenja jete, por puna e mirë e mjekëve e shpëtoi atë.
Tani, Eriksen ka një mesazh për të falënderuar të gjithë ata që iu gjinden pranë.
“Do të doja të falënderoja Morten Skjoldager, Morten Boesen dhe ekipin mjekësor që ndihmoi në Parken, më 12 qershor. Bëtë punë fantastike dhe shpëtuat jetën time”.
“Falënderime të mëdha për shokët e mi, kapitenin Simon dhe shokët në skuadrën e Danimarkës, për mbështetjen, sikur më 12 qershor edhe më pas. Faleminderit të gjithë tifozëve që më kanë dërguar mesazhe mua dhe familjes sime.
Do të thotë shumë, dhe më ka dhënë fuqi e mbështetje. Faleminderit”, shkroi danezi.
Eriksen është kthyer në kampin e Inter, por lojtari akoma nuk do të jetë gati të startojë me skuadrën e tij.