Manchester City refuzon Ronaldon, e do vetëm Kane

Futboll

Manchester City refuzon Ronaldon, e do vetëm Kane

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 16:08
Ronaldo dhe Guardiola

Që nga fillimi i afatit veror, Manchester City ka shprehur interesim për kapitenin e Anglisë, Harry Kane.

Tottenham mbetet i idesë se nuk e do largimin e Kane këtë afat veror, ngase vazhdojnë ta shohin si ylli i skuadrës.

Derisa, Pep Guardiola e ka bërë të qartë se dëshiron përforcime dhe në rast Kane nuk arrin, atëherë kampioni i Anglisë mund të bëjë transferime tjera.

Sipas Athletic, Cristiano Ronaldo i është ofruar Cityt si alternativë e Kane.

36-vjeçari është i hapur që të largohet nga Torino për të provuar një sfidë të re, të një skuadër që mund të garojë për Ligën e Kampionëve.

Sidoqoftë, pagat e larta kanë ndikuar që Guardiola të mos e dojë CR7.

Ekziston mundësia që Ronaldo t’i ofrohet sërish klubit anglez, ngase vazhdon të shpresojë për largimin nga Juventus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat