Lojtaret e ekipit kombëtar të Afganistanit në konkurrencën e femrave paten një “fitore të rëndësishme” sot kur ishin pjesë e grupit prej 75 njerëzve që u evakuuan nga Kabuli me aeroplan.
FIFPRO falënderoi Qeverinë e Australisë që bëri të mundshme evakuimin e lojtarëve, zyrtarëve të ekipit dhe disa ng anëtarët e familjeve.
“Këto gra të reja, atlete dhe aktiviste kanë qenë në rrezik të lartë dhe në emër të bashkëmoshatarëve të tyre anembanë botës ne falënderojmë ata për ndihmën e ofruar” – thuhej në komunikatën e Unionit.
Ekipi i Afganistanit u krijua në vitin 2007 në një vend ku përfshirja e grave në sport është pare si akt politik ndaj talebanëve.
Lojtaret janë këshilluar që të fshijnë postimet dhe fotografitë e tyre në rrjetet sociale me ekipin.
“Ditët e fundit ishin jashtëzakonisht stresuese, por sot ne arritëm një fitore të rëndësishme” – tha ish-kapitenia e ekipit, Khalida Popal..