Shibeniku është ndër skuadrat më të respektuara në futbollin kroat.
Është prej skuadrave me renome pas Dinamos nga Zagrebi, Hajdukut të Splitit, Rijekës, Osjekut, Zagrebit.
Ish futbollisti Xhevdet Muriqi, një periudhë me sukses luajti për Shibenikun, nga periudha 1990-1998, sidomos shkëlqeu në kampionatin kroat pas pavarësimit nga ai ish jugosllav dhe serb.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/24/auto_01629821464.jpg)
Muriqi në ndeshjen kundër Hajdukut
Në kampionatin kroat luanin edhe shumë shqiptarë, si Ardian Kozniku, Abdyl Bellopoja, Eduard Abazi, Bekim Domniku etj.
Disa nga ndeshjet e edicionit 1992-1993, kur Muriqi ishte lojtar i ndeshjes.
Muriqi kontriboi për fitoren e Shibenikut me rezultat 3:1 ndaj Inkerit. Mediat kroate e vlerësuan jashtëzakonisht Muriqin dhe me titull; Muriqi dhe Baturina – mjeshtër.
Muriqi shënon në minutën 11-të për epërsinë 1:0.
Mbrojtësi i asaj kohe, ishte prej më të mirëve në duel me Hajdukun (0:0).
Shibeniku - Rijeka 1:1, Muriqi lojtar i ndeshjes me notën 7.5, i cili shënoi në minutën e 30-të.
Shibeniku - Osijeku 2:0, Muriqi shënon në minutën e 9-të, media kroate “Sportski Novosti” e vlerësoi me notë 7.5 dhe e shpall lojtar të ndeshjes. Shibenik- Istra 2:1, Muriqi shënon në minutën e 30-të dhe u shpall lojtar i ndeshjes.
Prej mbrojtësve më të mirë që ka pasur Kosova, për Shibenikun ka luajtur 8 vite (1990-1998) apo 199 ndeshje dhe shënoi 15 gola.
Para se të shkonte në Shibenik, ka qenë pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës (pesë vite në ligën e parë ish jugosllave (1983-1988), në kohën e kapitenit Fadil Vokrri, Fadil Muriqit, Kujtim Shalës, Sahit Kelmendit, Mensur Nexhipit, Faton Domit, Favizi Ramës, Shefqet Sinanit, Skënder Shengylit etj.