Vjosa ka zhvilluar ndeshjen kontrolluese të radhës, ku u përball me Rilindjen.
Në stadiumin e qytetit në Shtime, vendasit fituan me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm për skuadrën nga Shtimja e shënoi Florent Molliqaj.
Të dy skuadrat kanë pasur një verë aktive, ku edhe kanë zhvilluar disa miqësore për tu përgatitur sa më mirë për edicionin e ri.
Vjosa dhe Rilindja garojnë në Ligën e Dytë të Kosovës.