Kombëtarja e Kosovës në futboll do t’i rikthehet fushës së gjelbërt me tri ndeshje shumë të rëndësishme.
“Dardanët” në javën e parë të muajit shtator do t’i zhvillojnë tri ndeshjet e para që janë të vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Botëror.
Më 2 shtator Kosova do të ballafaqohet me Gjeorgjinë si mysafir dhe kjo ndeshje do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00.
Pas kësaj, skuadra e Bernard Challandes do t’i zhvilloje dy sfida si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Fillimisht do të zhvillohet ndeshja ndaj Greqisë më 5 shtator nga ora 20:45 dhe pastaj tri ditë më vonë në Prishtinë zbarkon Spanja. Edhe kjo sfidë fillon nga ora 20:45.