Ylli i Gjermanisë rezulton pozitiv edhe pas vaksinimit

Futboll

Ylli i Gjermanisë rezulton pozitiv edhe pas vaksinimit

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 19:39
Ylli i Gjermanisë rezulton pozitiv edhe pas vaksinimit

Matias Ginter nuk ia doli që të çonte deri në fund ndeshjen e fundjavës mes Borusia Mynshengladbah dhe Bajer L:everkusen,

Mbrojtësi i Gladbah, pjesë edhe e përfaqësueses së Gjermanisë dhe Kampion Bote në vitin 2014, kishte marrje mendsh e kërkoi zëvendësim pas një ore lojë.

Por lojtarin u fol se kishte lodhje dhe mungesë frymëmarrje, pro ajo që u zbulua pas testimeve i çuditi të gjithë dhe vetë futbollistin. Ky i fundit ka konfirmuar për “Bild” se është në izolim pasi ka rezultuar me COVID-19.

Lojtari është i çuditur për faktin e thjeshtë se ai ishte mes atyre futbollistëve të cilët kishin përqafuar menjëherë idenë e vaksinimit dhe kishte marrë të dy dozat.

Sipas informacionit që ai ka dhënë për “Bild”, ishte i izoluar në shtëpi dhe tani priste vetëm momentin kur tamponët ta nxirrnin përsëri negativ, pasi nuk kishte asnjë lloj simptome.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat