Sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni, përkundër orvatjeve me ekipin hungarez, Ferencvaros, nuk arritën që të kualifikohen në fazën e grupeve në Champions League.
Ferencvaros edhe si vendas pësoi me rezultat 3:2 sikurse në ndeshjen e parë (3:2) në Bernë nga Young Boysi.
Skuadra zvicerane vazhdon rrugëtimin në fazën e grupeve.
Për Ferencvaros shënuan Wingo (18') e Mmaee (27') dhe për Young Boys Zesiger (5'), Fassnacht (56’), Mambimbi (90+3’).
Uzuni u paraqit tërë takimin, asistoi në golin e dytë por nuk i mjaftoi skuadrës së tij.
Mysafirët dështuan nga penalltia në minutën e 72-të, futbollisti Siebatcheu nuk ishte i saktë.